Kapet në Guatemalë një bos meksikan droge, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara

Hernan Palomera, një shtetas meksikan 40-vjeçar i dyshuar si trafikant droge dhe i kërkuar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, u vu në pranga të premten në një zonë tregtare të kryeqytetit të Guatemalës.

Lajmin e bëri të ditur policia, e cila njoftoi se arrestimi u krye në kuadër të operacioneve të sigurisë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Një zëdhënës i policisë shtoi se për Palomerën autoritetet amerikane kanë lëshuar një urdhër arresti, me synim ekstradimin e tij në SHBA.

Të lidhura

None found

Sipas prokurorisë, 40-vjeçari kërkohet nga një gjykatë në shtetin e Illinois, e cila e konsideron si udhëheqës të një grupi të trafikut të drogës me seli në Guadalajara të Meksikës.

Pas ndalimit, i dyshuari u nxor para autoriteteve gjyqësore në kryeqytetin e Guatemalës.

Arrestimi i tij ndodh vetëm disa ditë pasi forcat e sigurisë raportuan kapjen e tre personave të tjerë të kërkuar nga drejtësia amerikane për vepra të lidhura me trafikun e narkotikëve. Midis tyre ndodhej edhe një shtetas meksikan, i dyshuar për kontrabandimin e fentanilit, një opioid sintetik jashtëzakonisht i fuqishëm që lidhet me qindra mijëra vdekje nga mbidoza në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, qeveria guatemalase ka intensifikuar aksionet kundër karteleve të drogës, në përpjekje për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës që ia atribuon grupeve kriminale të organizuara.

Më 14 nëntor, autoritetet shpallën gjendjen e rrethimit në departamentet Zacapa dhe Izabal, pas një vale aktesh të dhunshme të lidhura me kartelet e drogës. Në këto territore u përfshi edhe ushtria, si pjesë e përpjekjeve për të rivendosur sigurinë.


Shtuar më 22.11.2026 09:01

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjokerbet