Molotov në një auto-sallon në Graçanicë, dy persona largohen me motoçikletë

Një incident i zjarrvënies është raportuar gjatë orëve të para të së premtes në Graçanicë, ku dy persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur koktej molotovi në mes të veturave të një auto-salloni.
Sipas informatave, të dyshuarit pas veprimit janë larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.
Zjarri është vërejtur nga sigurimi i lokalit, i cili ka arritur ta shuajë atë me anë të një aparati kundër zjarrit.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia është duke hetuar rastin për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat e dyshuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate

































