Mjegulla e dendur pushton aksin Burrel-Skuraj, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Ditën e sotme, mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë segment rrugor.

Përveç problemeve me shikueshmërinë, shoferët përballen edhe me mungesën e sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse anësore. Situata bëhet edhe më problematike për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugës, e cila është e mbushur me gropa.

Të lidhura

None found

Rreziku shtohet veçanërisht në kushtet e mjegullës, kur fusha e pamjes është tepër e kufizuar dhe çdo manovër e gabuar mund të ketë pasoja të rënda. Në disa pjesë të këtij aksi, situata është edhe më shqetësuese për shkak të afërsisë me Liqenin e Shkopetit, ku humbja e kontrollit të automjetit mund të përfundojë tragjikisht.

Përballë këtyre kushteve, drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar vendosjen e sinjalistikës së nevojshme, instalimin e barrierave mbrojtëse dhe rehabilitimin e rrugës për të garantuar sigurinë e përdoruesve të saj.


Shtuar më 22.11.2026 09:10

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjokerbet