Një person fiton 47.14 milionë franga në Swiss Lotto, çmimi i tretë më i madh në histori

Një person ka fituar 47.14 milionë franga zvicerane në shortin e lotarisë Swiss Lotto, të mbajtur të shtunën, më 21 nëntor 2026. Kjo është fitorja e tretë më e madhe në historinë e kësaj lotarie.
Sipas njoftimit të Swisslos, gjashtë numrat fitues të shortit ishin 14, 21, 22, 29, 31 dhe 32, ndërsa numri bonus ishte 3.
Numri i Ripërsëritjes ishte gjithashtu 3, kurse numri i Jokerit ishte 078319, shkruan Watson.
Pas fitimit të xhekpotit prej 47.14 milionë frangash, Swisslos ka bërë të ditur se shuma për shortin e ardhshëm, që mbahet të mërkurën, do të jetë 1.5 milion franga zvicerane.
Fitimi i fundit renditet ndër më të mëdhenjtë në historinë e Swiss Lotto, duke u bërë fitorja e tretë më e madhe që është regjistruar në këtë lotari./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate


































