Sabah Kerjota ishte padyshim protagonisti kryesor në sfidën kundër Dundee. Sulmuesi i Hearts realizoi një paraqitje të përsosur, duke shënuar dhe asistuar në fitoren e thellë 8-0 të ekipit të tij.
Shqiptari kontribuoi me dy gola dhe një asist, ndërsa platforma e njohur e statistikave “Sofascore” e vlerësoi me notën maksimale 10. Për më tepër, Kerjota ka siguruar një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin skocez.
Të lidhura
None found
Në një skemë 4-4-2, ylli i Kombëtares shqiptare renditet si anësor bashkë me Eames, Oxlade Chamberlain dhe Lyons. Mbrojtja përbëhet nga Tierney, Findlay (shoku i skuadrës së Kerjotës, të cilin ai e asistoi), Fernandez dhe Altena (gjithashtu shok skuadre me shqiptarin). Në sulm janë Nisbet dhe Sapsford.
Kerjota ndan të njëjtin vlerësim maksimal me Altenan, i cili gjithashtu u dallua me Hearts në fushë. Pas tyre renditen portieri Paulsen me notën 9.9 dhe Findlay me 9.2.






