Mjegulla e dendur ka përfshirë aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.
Situata bëhet edhe më problematike për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse anësore, ndërsa rruga paraqitet e amortizuar dhe me gropa
Rreziku shtohet veçanërisht në pjesët pranë Liqenit të Shkopetit, ku mungesa e mbrojtëseve anësore mund të sjellë pasoja të rënda në rast të humbjes së kontrollit të automjetit.
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e infrastrukturës, vendosjen e sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse, me qëllim rritjen e sigurisë në këtë aks rrugor.













