E diel, 22 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Pasqyra e Çmimeve”, Rama: Ulëm TVSH nga 20 në 6% për 54 produkte për të lehtësuar shpenzimet e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama foli për platformën “Pasqyra e Çmimeve”.

Gjatë podcastit të tij “Flasim”, Rama deklaroi se TVSH-ja për 54 produkte do të ulet nga 20% në 6%, me synimin për të lehtësuar barrën e shpenzimeve për qytetarët.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te funksionimi i Pasqyrës së Çmimeve, përmes së cilës konsumatorët mund të informohen në kohë reale mbi çmimet e produkteve ushqimore. Sipas Ramës, ky mekanizëm do t’u japë mundësi qytetarëve të krahasojnë çmimet mes produkteve dhe të zgjedhin ato që ofrohen me kosto më të ulët.

Rama theksoi se përmes kësaj nisme synohet që ulja e taksave të reflektohet edhe në çmimin përfundimtar që paguajnë konsumatorët.

Reklamë

“Për 54 produkte, Parkamentin me propozim të qeverisë vendosi të ulë tatimin mbi vlerën e shtuar nga 20 në 6%. Kjo ulje nuk duhet të mbetet në shifrat e ligjit, duhet që edhe zbatimi në praktikë të shoqërohet nga njëra anë me vetëdije dhe përgjegjshmëriu nga tregtarët por edhe me mnonitorim nga ana e qeverisë.

Ne kemi një instrument të ri, që është aktiv dhe me rezultate inkurajuese me pasqyrën e çmimeve. 224 prokdukte janë të ekspozuar me çmimet”, tha Rama.

Ulja e TVSH-së pritet të prekë produkte të përditshme si buka, mielli, qumështi, vezët, orizi, makaronat, vaji, mishi, peshku, frutat dhe perimet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.