Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit që dha për atdheun, familja dhe bashkëluftëtarët e veteranit Arben Sejdiu kanë organizuar homazhe me rastin e përvjetorit të rënies së tij.
Njoftimi i bërë publik nga Fadil Hadergjonaj bën të ditur se homazhet do të zhvillohen sot, më 22 nëntor 2026, pranë varrit të Arben Sejdiut në Kompleksin Memorial “Koshare”.
Të lidhura
None found
Ceremonia nis në orën 11:00. Në njoftim, familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar Arben Sejdiun janë ftuar t’i bashkohen këtij nderimi.
“Lavdi jetës dhe veprës së Arbenit! Lavdi dëshmorëve, respekt dhe veteranëve të luftës!”, thuhet në mesazhin e publikuar.







