Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku po zhvillohet ceremonia e inaugurimit të sistemit të ri të kontrollit kufitar me një ndalesë, në prani të homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky transformim do t'u vlejë miliona qytetarëve që kalojnë në këtë pikë kufitare, ndërsa theksoi se synimi është shtrirja e të njëjtit sistem edhe në pikat e tjera kufitare.

“Ky transformim do t’u vlejë miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë. Do të vijojmë edhe në pikat e tjera për të pasur të njëjtin sistem”, deklaroi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat i cilësoi të mira. Ai theksoi se Shkupi zyrtar respekton çdo entitet dhe se funksionimi i sistemit “One Stop Shop” do të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e turizmit.

“Ne respektojmë çdo entitet. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të mira. One Stop do të ndihmojë më tej në zhvillimin e turizmit”, u shpreh Mickoski.

 

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11

    Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?