Në pikën kufitare të Qafë Thanë u promovua sistemi i integruar “One Stop Shop”, me pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Mickoski theksoi se kjo nismë i afron edhe më shumë të dy vendet, sidomos në forcimin dhe zhvillimin e turizmit.
Të lidhura
None found
Ai u shpreh i nderuar që ndodhej atë ditë pranë kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe u uroi bashkëqytetarëve shqiptarë Ditën e Alfabetit. Sipas tij, me vendosjen e sistemit One Stop Shop po fillon një bashkëpunim i ri mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, i cili përforcon lidhjet, mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe nxit zhvillimin e turizmit.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se i njëjti sistem pritet të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare.
Rama shtoi se ky vendim i afron dhe i bashkon më shumë, pasi metoda e re ul kontrollet dhe vë në zbatim idenë “beso-kontrollo”, drejt një Evrope pa kufij. Ai kujtoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tashmë kanë një projekt të përbashkët, siç është Korridori 8, dhe se ky sistem do të vazhdojë të zbatohet edhe në pikat e tjera.







