Një sulm iranian ka goditur mbrëmjen e sotme një strukturë industriale civile në Bahrein, duke shkaktuar zjarr në vendngjarje. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme e Bahreinit, e cila njoftoi se ekipet e Mbrojtjes Civile janë angazhuar për të vënë flakët nën kontroll.
Sipas informacionit paraprak të autoriteteve, nga sulmi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Ministria nuk bëri të ditur vendndodhjen e saktë të objektit të goditur.
Më herët, autoritetet e Bahreinit kishin lëshuar një paralajmërim për një kërcënim të mundshëm, duke u kërkuar qytetarëve dhe banorëve të qëndronin të qetë, të shkonin në vendet më të afërta të sigurta dhe të ndiqnin njoftimet zyrtare.
Ndërkohë, dy banorë i thanë një korrespondenti të agjencisë AFP se kishin parë tym që ngrihej mbi ishullin Sitra, në pjesën lindore të vendit. Zona strehon disa objekte të rëndësishme industriale, përfshirë edhe një rafineri nafte në pronësi të kompanisë shtetërore Bapco.
Gjatë ditëve të fundit, Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka shënjestruar vazhdimisht objektet amerikane në Bahrein. Sulmi i fundit vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve në rajonin e Gjirit, ku Irani ka ndërmarrë disa sulme ndaj vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara.
Bahreini ishte shënjestruar edhe më parë gjatë konfliktit, ndërsa sipas raportimeve, ky ishte sulmi i parë ndaj mbretërisë që nga shtatori.
Smoke rising over Bahrain after alert sirens were activated by an Iranian drone attack https://t.co/W4urgMQI1E
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) November 21, 2026
