Një automjet tip Volkswagen është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një kanali në fshatin Kallm të Fierit. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë konstatuar automjetin dhe kanë njoftuar shërbimet përkatëse. Dyshohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal gjatë orëve të natës ose në orët e para të mëngjesit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, Policia dhe ambulanca.