Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte ushqimore të reflektohet te qytetarët

    Rama takim me Mickoskin në pikën kufitare të Qafë Thanës, në fokus promovimi i sistemit të kontrollit “One Stop Shop”

    Po tentonte të fuste 15 kg kanabis në Greqi, kapet në aerodromin e Athinës 65 vjeçari me origjinë shqiptare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte ushqimore të reflektohet te qytetarët
    Ekonomi

    Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte ushqimore të reflektohet te qytetarët

    November 22, 2026

    Kryeministri Edi Rama në episodin e gjashtë, të sezonit të shtatë, të podkastit “Flasim” u fokusua tek Paketa e re Fiskale, e cila parashikon nga 1 janari 2027 uljen e TVSH-së nga 20%, në 6% për 54 produkte ushqimore bazë dhe garantimi i reflektimit të kësaj mase në çmimet për konsumatorët.

    Rama tha se “për këtë episod kemi zgjedhur një temë, e cila lidhet me aktualitetin dhe këtu kam parasysh miratimin nga Parlamenti të Paketës re Fiskale ku një pikë shumë e rëndësishme ishte një pikë që adreson një problematikë të mirënjohur nga të gjithë, problematikën e çmimeve të ushqimeve bazë për të cilat 54 produkte, parlamenti, me propozim të qeverisë, vendosi që të ulë tatimin mbi vlerën e shtuar nga 20 në vetëm 6%”.

    “Por që kjo ulje të mos jetë një ulje që të mbetet relative, sepse gjithsesi një ulje do reflektohet, por që të mbetet në shifrat e ligjit, duhet që edhe zbatimi në praktikë të shoqërohet me njëra anë vetëdije dhe përgjegjshmëri prej tregtarëve, por nga ana tjetër me monitorim dhe sa më shumë transparencë nga ana e qeverisë”, theksoi Rama.

    Për të garantuar që ulja e taksës të pasqyrohet realisht në treg, kreu i qeverisë vuri në dukje rëndësinë e platformës së re “Pasqyra digjitale e çmimeve”, e cila sipas tij po jep rezultate inkurajuese.

    Kreu i qeverisë u shpreh se “ne sot nuk hyjmë në një terren të panjohur, sepse në ndërkohë kemi një instrument shumë të ri që është aktiv, me rezultate inkurajuese, që është “Pasqyra digjitale e çmimeve”, e cila gjendet e reflektuar edhe në të gjitha ato pika shitje që e kanë përqafuar këtë iniciativë”.

    Rama sqaroi se përmes kësaj platforme raportohen në kohë reale çmimet e qindra produkteve.

    “Këto pika shitjeje raportojnë faktikisht çmimet e 224 produkteve dhe qytetarët kanë mundësi të bëjnë krahasime dhe të zgjedhim, por ndërkohë dhe për vetë rrjetet e supermarketeve, që janë edhe partnerët tanë në këtë në këtë proces është e rëndësishme që të shohin në kohë reale njëri-tjetrin”, nënvizoi Rama.

    Në podkast, krahas përfaqësuesve të tre prej rrjeteve të supermarketeve që operojnë në vend “Conad”, “Interbrand” dhe “Xhangolli”, ishte epranishme edhe zhvilluesja e platformës,inxhinierja e softuereve Enkelana, e cila drejtonskuadrën e zhvilluesve në Agjencinë e Inovacionitdhe Ekselencës.

    Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri kërkoi edhepërshtypjet e para nga përfaqësuesit e rrjetevetregtare mbi funksionimin e platformës dherezultatet e saj pas periudhës së parë të zbatimit.

    Pronari i rrjetit të marketeve Xhangolli vlerësoi krijimin e kësaj platforme, duke theksuar se konsumatorët kanë nevojë për transparencë dhe mundësi krahasimi, në mënyrë që të orientohen drejt ofertave dhe çmimeve më të favorshme.

    “Një nga aspektet që kërkon përmirësim është zgjerimi i produkteve të përfshira në platformë, në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë alternativa për të bërë zgjedhjen e tyre. Ka nevojë për përmirësim, të shtohen produkte të tjera në vazhdim, që njerëzit të shikojnë dhe të bëjnë zgjedhjen. Por është gjë pozitive”, u shpreh pronari i Xhangollit.

    Ndërsa përfaqësuesja e kompanisë Interbrand, e cilësoi nismën për uljen e çmimeve si një mision që ka në qendër konsumatorin, i cili është i ndjeshëm ndaj çmimeve dhe kërkon produkte cilësore me kosto më ekonomike.

    Ajo theksoi se Interbrand ka qenë ndër kompanitë e para që ka kontribuar në këtë nismë, që në momentin e prezantimit të saj.

    “Kompania vendosi që ulja e çmimeve të aplikohet në të gjithë tregun, në mënyrë që përfitimi të mos kufizohet vetëm te konsumatorët që blejnë në supermarketet pjesëmarrëse në platformë, por të shtrihet edhe në dyqanet e lagjeve”, tha ajo.

    Kryeministri rama TVSH ulja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte ushqimore të reflektohet te qytetarët

    November 22, 2026

    Rama takim me Mickoskin në pikën kufitare të Qafë Thanës, në fokus promovimi i sistemit të kontrollit “One Stop Shop”

    November 22, 2026

    Po tentonte të fuste 15 kg kanabis në Greqi, kapet në aerodromin e Athinës 65 vjeçari me origjinë shqiptare

    November 22, 2026

    Ligji për sponsorizimet/ Fidel Ylli: Sportit shqiptar do i vijnë disa para që nuk i ka pasur. Bastet? Duhet ligj fleksibël

    November 22, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Horoskopi i ditës, intuitë dhe këmbëngulje për të arritur objektivat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.