Kryeministri Edi Rama ndodhet në Qafë Thanë, ku se bashku me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë promovuar sistemin e integruar të kontrollit kufitar “One Stop Shop”. Ky sistem synon të lehtësojë procedurat dhe të shkurtojë kohën e pritjes për qytetarët që kalojnë kufirin mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi këtë si një hap konkret në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se transformimi do t'u shërbejë miliona njerëzve që kalojnë në këtë pikë kufitare.