Pas kritikave të ShkodraWeb, duket se strukturat përgjegjëse të Universitetit “Luigj Gurakuqi” janë vënë në lëvizje, edhe pse zyrtarisht ditë pushimi si fundjavë. Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) është mbledhur të shtunën, 21 Nëntor 2026 dhe ka marrë dy vendime të rëndësishme, të cilat janë publikuar edhe në faqen web të UNISHK.
Me vendimin e parë, Sead Baraku është zgjedhur kryetar i KIZ me 5 vota pro dhe 2 kundër. Në të njëjtën mbledhje, është marrë një tejtër vendim, edhe më i rëndësishëm në kuadër të procesit të zgjedhjeve për rektorin e ri. Kështu, ditën e hënë, 23 nëntor 2026, haper zyrtarisht afati për aplikimin e kandidatëve për rektor. Afati i fundit është data 27 nëntor 2026, ndërsa dorëzimi i aplikimeve mund të bëhet brenda orarit zyrtar të punës 08:00- 16:00.
Tashmë pritet që të bëhen të njohur edhe kandidatë të tjerë për rektor, nëse do të ketë, përveç rektores në detyrë Blerta Dragusha, e cila zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e saj për këtë pozicion. Pas reflektimit të UNISHK ndaj kritikave shumë konstruktive dhe miqësore të ShkodraWeb, edhe një sugjerim tjetër po kaq miqësor.
Mbase do të ishte mirë që vendimet e KIZ që lidhen me procesin e zgjedhjeve, të publikoheshin edhe në rrjete sociale, jo vetëm në web. Jo vetëm të interesuarit direkt për garën por edhe qytetarët, meritojnë të njohen hap pas hapi me procesin e zgjedhjeve në UNISHK. Ky institucion është i të gjithëve, krenari për Shkodrën e më gjërë. Zgjedhja e rektorit, është e duhet të jetë në vëmendjen e sytë e opinionit publik.






