E diel, 22 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një automjet tip “Volkswagen”ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në Kallm të Fierit, në aksin që të çon drejt inceneratorit.

Sipas burimeve policire ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit në një kthesë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.