Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tubimi i djeshëm në Tiranë/ Procedohen penalisht 10 persona, vendosen edhe 13 gjoba administrative

    Mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj

    “Pasqyra e Çmimeve”/ Ekspertja jep shifrat në “Flasim” me kryeministrin Rama: 34% e produkteve kanë pasur ulje çmimi që nga lançimi i platformës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj
    Aktualitet

    Mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj

    November 22, 2026

    Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Xhensila Kallaku (Myrtezai), e akuzuar për fshehje të të ardhurave më shumë se një herë.

    Sipas hetimeve, ajo dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore përmes deklarimit të paplotë të të ardhurave dhe transaksioneve financiare me burime të pajustifikuara.

    Nga ekspertimi kontabël rezulton se për vitin 2023 janë shmangur 2.417.311 lekë detyrime tatimore, ndërsa për vitin 2024 shuma arrin në 3.658.210 lekë. Në total, evazioni fiskal i konstatuar për të dy vitet kap vlerën prej 6.075.521 lekësh.

    Gjatë hetimeve, Xhnsila Myrtezaj ka pretenduar se të ardhurat vinin nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por dokumentacioni i paraqitur prej saj i justifikonte ato vetëm pjesërisht.

    Prokuroria e akuzon për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, të kryer më shumë se një herë, sipas nenit 180/1 të Kodit Penal.

    Njoftimi i prokurorisë

    Fshehu të ardhurat më shumë se një herë duke shkaktuar mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasen Xh.K.                

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen Xh.K., akuzuar për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’ konsumuar më shumë se një herë parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal.

    Në përfundim të hetimeve mbi procedimit penal nr.5824/ 2024, në analizë të të gjithë informacioneve, verifikimeve dhe veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se shtetasja Xh.K., është implikuar në kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i K.Penal, pasi rezulton e përfshirë në transaksione me pasuri të paluajtshme me burime të pajustifikuara fondesh, depozitime të konsiderueshme “cash” të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara prej tyre, si dhe tërheqje të konsiderueshme “cash” për të cilat nuk ka informacion mbi mënyrën e përdorimit. Për të justifikuar derdhjet cash shtetasja Xh.K., ka dorëzuar një letër të thjeshtë ku deklaron se ka gjeneruar të ardhura nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por ato justifikohen vetëm pjesërisht.

    Nga tërësia e akteve të administruara si dhe referuar aktit të ekspertimit kontabël, provohet se e pandehura Xh.K., për vitin 2023, ka shmangur nga detyrimi tatimor (evazion fiskal) e llogaritur nga eksperti shumën totale 2 417 311 Lek. Ndërsa për vitin 2024, ka shmangur nga detyrimi tatimor të llogaritur nga eksperti shumën totale 3 658 210 Lek.

    Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u provua se nga e pandehura është realizuar shmangia nga detyrimi tatimor në dy vite të ndryshme kalendarike të veçanta, ku secili vit përmban fshehjen e qëllimshme të të ardhurave, e në këto rrethana veprat penale janë kryer të pavarura me njëra-tjetrën.

    Sa më sipër në bazë të akteve të administruara dhe te analizuara provohet se shtetasja   Xh.K., ka konsumuar veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dy herë, parashikuar nga neni 180/1 i K. Penal dhe çështja në ngarkim të saj dërgohet për gjykim.

    evazion fiskal milionë xhensila myrtezaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tubimi i djeshëm në Tiranë/ Procedohen penalisht 10 persona, vendosen edhe 13 gjoba administrative

    November 22, 2026

    Mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj

    November 22, 2026

    “Pasqyra e Çmimeve”/ Ekspertja jep shifrat në “Flasim” me kryeministrin Rama: 34% e produkteve kanë pasur ulje çmimi që nga lançimi i platformës

    November 22, 2026

    Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte ushqimore të reflektohet te qytetarët

    November 22, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Horoskopi i ditës, intuitë dhe këmbëngulje për të arritur objektivat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.