Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit për operacionin: Pres përgjigjen e GJKKO-së
Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë.
Në reagimin e tij, Veliaj sqaron se nuk refuzon trajtimin mjekësor, të cilin thotë se e ka kërkuar prej muajsh, por kundërshton kryerjen e operacionit në një spital që nuk është kërkuar nga ai dhe familja e tij.
“E kuptoj që makineria e PR-it të Kryeministrit është sulur edhe ndaj këmbës sime, me sa duket se u kanë mbaruar punët e vendit për të publikuar.
Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?
Që të premten në mëngjes i jam drejtuar GJKKO-së për të garantuar vlerësimin nga mjeku i zgjedhur prej meje dhe operimin në spitalin që zgjedh familja ime.
Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time!”, ka shkruar Veliaj.
Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë
Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama dhe Mickoski inspektime në kufi (VIDEO)
Peleshi urim për Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, pjesë e identitetit dhe pasurisë sonë kombëtare
- 11:39 Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë
- 11:19 Iu gjendë 114.6 kg kokainë të fshehura në kamion, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë
- 10:26 Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama dhe Mickoski inspektime në kufi (VIDEO)
- 10:07 Pas triumfit të Boca Juniors, Leandro Paredes humb ndjenjat gjatë intervistës (VIDEO)
- 09:48 Nga rekrutimi i vajzave te përpjekjet për t’u afruar me Putinin dhe rrethin e tij, zbulohet rrjeti i Epstein në Rusi
- 09:15 Peleshi urim për Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, pjesë e identitetit dhe pasurisë sonë kombëtare