Tepelenë, rritet interesi për librin, 25000 ekzemplarë në bibliotekën e këtij qyteti

Kulturë | 4 minuta më parë

Në bibliotekën e qytetit të Tepelenës është vënë re një rritje e interesit nga lexuesit. Sipas përgjegjëses së institucionit, Nertila Ibrahimi, frekuentuesit janë nga të gjitha grupmoshat,  por me nisjen e shkollës më tepër interes ka nga  nxënësit, ndërsa aktualisht biblioteka numëron rreth 25000 ekzemplarë. ndërkohë që mbi 500 lexues janë të rregullt.

“Interesi është i vazhdueshëm. Kryesisht janë fëmijët ata që vijnë dhe kërkojnë tituj të rinj, pasi i shohin edhe në rrjetet sociale dhe i diskutojnë me njëri-tjetrin. I kanë në bibliotekën e shkollës dhe më pas vijnë e i kërkojnë edhe në bibliotekën tonë. Madje, na sugjerojnë edhe tituj të tjerë, të cilët ne i përfshijmë në blerjet vjetore që bëjmë për pasurimin e bibliotekës”, u shpreh Përgjegjëse e Bibliotekës Tepelenë.

Fondi pasurohet çdo vit me blerje të reja, ndërsa Përveç tyre   , biblioteka pasurohet here pas here edhe nga dhurues te tyre.

“Biblioteka jonë publike ka rreth 25 mijë ekzemplarë dhe pasurohet vit pas viti. Mënyrat kryesore të pasurimit të fondit janë tre: blerjet, dhurimet nga individë të ndryshëm dhe dhurimet që bëjnë vetë autorët”, tha Ibrahimi.

Për të nxitur edhe më tej dashurinë për librin, në ambientet e bibliotekës,  organizohen aktivitete të ndryshme me fokus të rinjtë dhe grupet në nevojë.

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme