Protesta e së shtunës në Tiranë, Policia procedon 10 persona dhe vendos 13 gjoba

22 Nëntor 2026 | 12:08

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht këtë të diel 10 persona, pas përfshirjes së tyre në protestën e zhvilluar ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, përveç procedimeve penale, janë vendosur edhe 13 masa administrative për veprime të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 10 shtetas.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit për analizat para operacionit: I jam drejtuar GJKKO-së

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore para...
11:48 | 22/11/2026

Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë prej askujt

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka reaguar këtë të dielë në rrjetin social Facebook pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së, ku u përjashtua nga...
11:39 | 22/11/2026

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama dhe Mickoski inspektime në kufi (VIDEO)

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ishte në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, së bashku me kryeministrin, Hristijan Mickoski, pasi ditën e...
10:26 | 22/11/2026