Fermerët në Libofshë braktisin mbjelljen e grurit, kostot e larta dhe mungesa e tregut i çojnë drejt humbjeve Në 70-vjetorin e Gjimnazit të Kukësit, 85-vjeçari Ahmet Doçi u rikthye në bankat e kujtesës, aty ku nisi rrugëtimin e tij arsimor.
Ai ishte i vetmi ish-maturant i brezit 1956–1960 që mundi të ishte i pranishëm në këtë përvjetor të rëndësishëm të shkollës.
Me emocione të veçanta, Doçi kujtoi vitet e rinisë, shokët e klasës dhe mësuesit që e shoqëruan gjatë periudhës së shkollimit. Ai solli ndër mend edhe vështirësitë e asaj kohe, kur arsimimi ishte një sfidë më vete dhe kërkonte sakrifica të shumta, veçanërisht përballë kushteve të vështira ekonomike dhe varfërisë.
Prania e tij në këtë përvjetor ishte më shumë se një rikthim simbolik në shkollë. Ahmet Doçi përfaqësoi një dëshmi të gjallë të historisë së arsimit në Kukës dhe të brezave që hodhën themelet e dijes në këtë institucion.
70 vite pas hapjes së gjimnazit, historia e tij personale rikujton se koha mund të kalojë, por kujtimet, sakrificat dhe gjurmët e lëna nga shkolla mbeten të pashlyera.
Top Channel