Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 10 persona për veprime të kundërligjshme gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në kryeqytet. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, janë vendosur 13 masa administrative.
Sipas njoftimit të Policisë, procedimet penale janë kryer në vijim të veprimeve hetimore të zhvilluara në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të personave të përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.a.b





