Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dita e Alfabetit, Peleshi: Gjuha identiteti ynë, ta përcjellim me krenari te brezat

    Reshjet e dendura të shiut përmbytin qindra shtëpi në veri të Francës

    Tubimi i djeshëm në Tiranë/ Procedohen penalisht 10 persona, vendosen edhe 13 gjoba administrative

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dita e Alfabetit, Peleshi: Gjuha identiteti ynë, ta përcjellim me krenari te brezat
    Politike

    Dita e Alfabetit, Peleshi: Gjuha identiteti ynë, ta përcjellim me krenari te brezat

    November 22, 2026

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka uruar sot Ditën e Alfabetit,  duke rikthyer në vëmendje rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe vendimit për njësimin e alfabetit shqip.

    Në një postim në rrjetet sociale Peleshi thekson se “118 vjet më parë, në Manastir u hodh një hap vendimtar që do t’i jepte identitetit perëndimor të kombit tonë shumëçka nga trajta që ka edhe sot”.

    “Shqiptarët vendosën atë ditë, të shkruanin me një alfabet të përbashkët, si të gjithë kombet e qytetëruar të botës moderne. Nga 14 deri më 22 nëntori i vitit 1908, delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, me bindje e besime të ndryshme, u mblodhën rreth një ideali që i bashkonte. Frytin e punës së tyre e kemi sot në duar sa herë shkruajmë e lexojmë shqip me 36 shkronjat e alfabetit tonë”, tha Peleshi.

    Peleshi u shpreh se “pamjet që shoqërojnë këtë urim janë një rikthim përmes teknologjisë, frymëzuar nga fotografia historike e Kongresit të Manastirit”.

    Peleshi në urimin e tij përcjell thirrjen për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe te brezat e rinj.

    “Gjuha është identiteti ynë. Ta ruajmë, ta kultivojmë dhe t’ua përcjellim fëmijëve tanë me krenari”, tha Peleshi.

    Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe shënohet çdo vit më 22 nëntor dhe përkujton Kongresin e Manastirit, i cili u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908. Ky kongres shënoi një moment historik për gjuhën shqipe, pasi solli unifikimin e alfabetit dhe përshtatjen e shkronjave latine për shkrimin e saj.

    Dita e Alfabetit kreu i kuvendit Niko Peleshi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dita e Alfabetit, Peleshi: Gjuha identiteti ynë, ta përcjellim me krenari te brezat

    November 22, 2026

    Reshjet e dendura të shiut përmbytin qindra shtëpi në veri të Francës

    November 22, 2026

    Tubimi i djeshëm në Tiranë/ Procedohen penalisht 10 persona, vendosen edhe 13 gjoba administrative

    November 22, 2026

    Mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj

    November 22, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Horoskopi i ditës, intuitë dhe këmbëngulje për të arritur objektivat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.