Pas një lufte që zgjati disa orë në një lagje të Sinaloas në Meksikë, famëkeqi Meza Flores, ose i quajtur “Chapo Isidro” u arrestua. Ai është një prej bosëve meksikan të drogës, që renditej në listën e 10 personave më të kërkuar nga FBI-ja. “Chapo Isidro” u arrestua së bashku me një nga njerëzit e tij kryesorë nga forcat speciale meksikane në Guasave, në shtetin Sinaloa, të premten, njoftoi Sekretariati i Mbrojtjes i Meksikës.