Në Libofshë të Fierit, një prej zonave që dikur konsiderohej hambari i Myzeqesë, fermerët nuk po mbjellin më grurë. Këtë vit sipërfaqet e mbjella pritet të tkurren sërish me 10 deri në 15 për qind. Shkak janë kostot gjithnjë e më të larta të punimit të tokës, çmimi i plehrave kimike, mungesa e ujit për vaditje dhe mbi të gjitha, mungesa e një tregu të sigurt për shitjen e prodhimit.