Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Spiropali këmbëngul: Do dënoj gjithkënd që e meriton dhe pastaj do shkoj të fle si qengj

22/11/2026
Spiropali këmbëngul: Do dënoj gjithkënd që e meriton dhe pastaj do shkoj të fle si qengj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erisa Spiropali ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale, pas zhvillimeve të fundit politike dhe asaj që ajo e cilëson si një përpjekje për ta goditur politikisht. Me mesazhin e titulluar “Sikur çoç më ndodhi”, Spiropali shprehet se nuk është penduar dhe nuk do të gjunjëzohet përballë askujt.

“U duket sikur ma prenë kokën. Dhe mund të jetë e vërtetë. Por s’më bën asnjë përshtypje. Jam si ato qeniet mitologjike që po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera”, shkruan ajo.

Spiropali thekson se nuk kërkon mëshirë, por drejtësi, duke shtuar se nuk pendohet dhe nuk lutet për asgjë. Në postimin e saj përdor krahasime me figura historike si Perandoresha e Kinës dhe Kleopatra, për të përshkruar vendosmërinë që pretendon se e karakterizon.

Ajo shprehet se nuk ndjek mediat që, sipas saj, kërcënojnë, shpifin apo thurin intriga, ndërsa tregon se preferon të lexojë libra në letër. Spiropali përmend edhe lidhjen e saj me Shqipërinë dhe shqiptarët, duke thënë se ka “10 milionë zemra të kuqe të përgjakura”, të cilat ua fal qytetarëve shqiptarë.

Në fund, ish-ministrja e Jashtme e cilëson pjesën tjetër “llafe kafeneje” dhe i referohet mbledhjes ku, sipas saj, disa njerëz janë habitur sikur i ka ndodhur diçka.

POSTIMI/ Sikur çoç më ndodhi

Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi.

U duket sikur ma prenë kokën. Dhe mund të jetë e vërtetë. Por s’më bën asnjë përshtypje. Jam si ato qëniet mitologjike që po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera.

Mirëpo, pavarësisht nga numri i kokave të prera, 1, 7, apo 17, unë nuk pendohem, nuk lutem, nuk gjunjëzohem, nuk pres mëshirë kurrë dhe prej askujt. Për mua nuk ekziston mëshira. Për mua ekziston Drejtësia. Në këtë kuptim unë për askënd mëshirë nuk kam.

Për të mos u habitur për çfarë ndodh ose nuk ndodh me mua, duhen ditur disa gjëra, duhen pasur disa njohurira.

Për shembull, duhet ditur se, në një tjetër kohë, në një tjetër shekull, kur demokracia akoma nuk ishte shpikur, nëse do isha Perandoreshë e Kinës, për ta mbrojtur botën nga shpirtzinjtë, do të ndërtoja një Mur Kinez njëqind herë më të gjatë dhe dhjetë herë më të gjërë e më të lartë. Ndërsa po të isha Kleopatra, pa m’u trembur syri, pa më lëvizur nervi, do dënoja ose do falja gjthkënd që e meriton, dhe do ikja të flija e qetë si qengj, sepse bëra çfarë duhej bërë për të mirën e vendit tim që e dua pafund.

Sponsorizuar

Unë nuk lexoj as nuk dëgjoj gazeta që kërcënojnë, shkrime që tregojnë përralla, portale që shpifin, televizione që thurin intriga, hajdutë që hiqen të ndershëm nëpër banaqe, dhe të tjera dreqnira provizore. Në vend të të gjitha këtyre, unë bëj diçka të thjeshtë dhe madhështore, të përhershme dhe të pavdekshme. Ulem e lexoj libra. Kurrë në kompjuter. Vetëm në letër.

Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë. Specialitetet që servir janë më të këqijat. Çfarë pëlqej unë, nuk është havjari, as korani. Është byreku me spinaq ose hithra në një katund të Kelmendit, Zadrimës, Kolonjës, Labërisë. Mu në mes të fshatit. Mu nën hijen e lisit të kuvendit. Dhe çfarë pi unë, nuk janë as vera as shampanja, por uji ose dhalla.

Unë duroj, rri pa ujë me ditë e me javë si deveja, pres si ariu sa të ikë dimri e të vijë behari.

Unë jam si dhia. Ha gjëra të zgjedhura duke u ngjitur e zbritur nëpër shkrepa, pa u frikësuar se rrëzohem nga shkëmbi, jo më të rrëzohem e ngjitem nga froni apo kolltuku, që s’më bën asnjë përshtypje.

Unë ngul këmbë si mushka për diçka të drejtë. Jo me javë e me muaj, por deri në fund të frymës, deri matanë jetës e përtej vdekjes.

Çfarë unë urrej me gjithë shpirt dhe e konsideroj të keqen më të rrezikshme, janë hajdutët dhe manipulatorët që mbahen për liberalë, kozmopolitë, të drejtë, të squtë, europianë, por janë tiranë.

Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet, nxij ditën, zbardh natën.
Unë jam ajo që mbaj ndezur zjarrin.
Unë jam ajo që e tillë nuk u bëra, por e tillë isha dhe do jem e tëra që kur linda.

Unë nuk kam 1, unë kam 10 milionë zemra të kuqe të përgjakura, të cilat ua fal të gjitha 10 milionë shqiptarëve kudo ku janë, të rrahin të lira, secila me muzikën e vet, të gjitha bashkë me muzikën më të bukur të botës, atë të dashurisë së pafundme për Shqipërinë prej së cilës presim veç një shkelje syri për të bërë gjithçka.

Kjo jam unë.
Të tjerat janë llafe kafaneje.
Dhe ka që habiten sikur çoç më ndodhi në një mbledhje.

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Spiropali këmbëngul: Do dënoj gjithkënd që e meriton dhe pastaj do shkoj të fle si qengj

Spiropali këmbëngul: Do dënoj gjithkënd që e meriton dhe pastaj do shkoj të fle si qengj

22/11/2026
PD dënon ndërhyrjen e policisë në protestë, Këlliçi: Banditët me uniformë morën me forcë vajza dhe djem

Policia e Tiranës vazhdon ndëshkimet antikushtetuese, duhet paditur për shkelje të të drejtave

22/11/2026
Shkarkime në bashkinë e Tiranës, pas largimit të drejtoreshës së sekserëve ikin edhe 3 të tjerë

Shkarkime në bashkinë e Tiranës, pas largimit të drejtoreshës së sekserëve ikin edhe 3 të tjerë

21/11/2026
Protesta e studentëve, nga Arsimi tek Kryeministria, flakë tek ‘Myslym Shyri’

Protesta e studentëve, nga Arsimi tek Kryeministria, flakë tek ‘Myslym Shyri’

21/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali këmbëngul: Do dënoj gjithkënd që e meriton dhe pastaj do shkoj të fle si qengj

Spiropali këmbëngul: Do dënoj gjithkënd që e meriton dhe pastaj do shkoj të fle si qengj

22/11/2026
PD dënon ndërhyrjen e policisë në protestë, Këlliçi: Banditët me uniformë morën me forcë vajza dhe djem

Policia e Tiranës vazhdon ndëshkimet antikushtetuese, duhet paditur për shkelje të të drejtave

22/11/2026
Shkarkime në bashkinë e Tiranës, pas largimit të drejtoreshës së sekserëve ikin edhe 3 të tjerë

Shkarkime në bashkinë e Tiranës, pas largimit të drejtoreshës së sekserëve ikin edhe 3 të tjerë

21/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.183 artikuj gjithsej