Dita e Alfabetit, Meta: Mirënjohje dhe nderim për Rilindasit që njehsuan gjuhën shqipe, krenarë për identitetin tonë kombëtar

Politikë

Publikuar: 22/11/2026

Dita e Alfabetit, Meta: Mirënjohje dhe nderim për Rilindasit që njehsuan gjuhën shqipe, krenarë për identitetin tonë kombëtar

Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh urimi ku ka vlerësuar kontributin e Rilindasve dhe figurave të shquara që punuan për njehsimin e alfabetit shqip.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Meta kujton Kongresin e Manastirit, 118 vite më parë duke e cilësuar atë si një moment historik për identitetin dhe bashkimin kombëtar shqiptar.

Në mesazhin e tij, ai thekson se gjuha shqipe është pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit kombëtar, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në ruajtjen dhe trashëgiminë e saj.

Reagimi i Metës:

“Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe! 

Një gjuhë e shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta.

Mirënjohje dhe nderim përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindasve të kombit, të cilët 118 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan alfabetin, themelin e identitetit dhe bashkimit tonë kombëtar, duke i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.

Shqipja është rrënja jonë, historia jonë dhe shpirti i kombit shqiptar. Një gjuhë e larë me gjak, e mbajtur gjallë me sakrifica dhe e trashëguar si amanet i shenjtë brez pas brezi. Krenarë për gjuhën, historinë dhe identitetin tonë kombëtar!”