Një fshat i vogël anglez votoi të shtunën për t'u larguar nga Mbretëria e Bashkuar, në një votim simbolik si formë proteste kundër planeve të qeverisë për të strehuar qindra azilkërkues në një ish-bazë të forcave ajrore aty pranë. Votimi në Barnham, në Anglinë lindore, pason një referendum të ngjashëm proteste në fshatin Piddington në shtator, gjithashtu lidhur me planet e qeverisë për të zhvendosur azilkërkuesit nga hotelet në ish-objekte ushtarake. Rreth 400 deri në 500 persona kishin të drejtë të merrnin pjesë në këtë votim, i cili nuk ka asnjë vlerë ligjore, ku 257 votuan pro pavarësisë, 16 kundër, ndërsa një fletëvotim doli i pavlefshëm.