Procedohen penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.
Sipas njoftimit të Policisë, veprimet hetimore dhe procedurale janë kryer nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në veprimet e kundërligjshme gjatë tubimit.
Gjithashtu janë vendosur 13 masa administrative për kundërvajtjet e konstatuara.
Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




