Vjedhje në Durrës/ Sekuestrohen 22 mijë euro dhe sende luksi, në pranga dy persona

Policia ka zbardhur një vjedhje të ndodhur në një banesë në lagjen nr. 4 të Durrësit, nga ku janë marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Objektivi”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga dy persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Të lidhura

None found

Të arrestuarit janë A. R., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 13 në Durrës, dhe S. L., 24 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Hetimet tregojnë se 51-vjeçari dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetasit A. G., prej ku ka vjedhur rreth 22 mijë euro, 800 mijë lekë, ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri, parfume, çanta luksoze dhe sende të tjera me vlerë.

Pas vjedhjes, dyshohet se ai i ka dërguar sendet e marra në banesën e 24-vjeçares në Lushnjë. Sipas policisë, ajo kishte dijeni për vjedhjen dhe ka bashkëpunuar me 51-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesën e saj, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pjesë të sendeve të vjedhura. Ndërsa në banesën e 51-vjeçarit u sekuestruan mjetet që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjes, përfshirë maska, çelësa dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për gjetjen e pjesës tjetër të parave dhe sendeve të vjedhura, si dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga dy të arrestuarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.


Shtuar më 22.11.2026 13:04

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahiskavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet