I ftuar në emisionin e paradites në Syri tv ka qenë Franc Nuri sekretar për të drejtat e njeriut në Partinë Demokratike.
Ne bisedë me moderatoren Armela Ferko ai komentoi zhvillimet e fundit politike në vend në mënyrë të veçantë tek zhvillimet që po evoluojnë tek mazhoranca dhe sulmet dhe akuzat ndërmjet njeri tjetrit.
Armela Ferko: Ne kemi folur për aktet dhunës ndaj protestuesve dhe fjalës së lirë. Tani po shohim nga Rama sulme në drejtim të figurave të tjera brenda PS. Kemi Asamblenë e djeshme për Tiranën. Bëhet fjalë për prerje kokash, Çfarë po ndodh?
Franc Nuri: Janë mjaft interesante këto zhvillime të fiundit në PS, në mazhorancë duke qenë se janë të paralajmëruar edhe nga zhvillimet e muajve të fundit, protestat e vazhdueshme, të përditshme të të gjithë të rinisë, qytetarëve dhe opozitës të studentëve po ashtu, nuk kanë kaluar pa pasoja.
Pavarësisht se Rama në vetvete nuk ka bërë ndryshime në qeveri. U është shmangur këtyre ndryshimeve që priteshin të ndodhnin në shtator, mazhorance dhe PS janë tronditur. Para iku një deputete. Kanë humbur deputeten Koçeku e cila u largua para disa muajsh në mënyrë demonstrative. Nuk pranoi të dorëzojë mandatin, pra u largua. Pastaj filluan çarjet e tjerë me kampet e ndryshme. Kjo edhe në rastin e skandalit të SHISH, pastaj tronditja me rastin Balluku që vazhdon akoma dhe që vazhdon të vërtitet si ai zinxhiri nëpër këmbët e Edi Ramës. Dhe tashme me Erion Veliajn, me problematikën e tij, me transferimin nga burgu. Me deklaratën e tij që kaloi me pak vëmendje kur kërkoi mocion mosbesimi ndaj Edi Ramës para pak ditësh në atë takimin e Gjirit të Lalzit ku Rama mblodhi të gjithë strukturat e PS.
Kjo kërkesë kaloi pa vëmendje. Dhe Tani zonja Sipiropali del në një TV sulmon Ballukun dhe të nesërmen del lajmi që SPAK ka nisur hetim për të, bashkëshortin dhe njerëzit e saj....
Armela Ferko: Mendon se ka nisur më hertë procesi ndaj Spiropalit apo atë ditë pas intervistës.
Franc Nuri: Unë mendoj se procesi ka nisur pak më herët ose disa javë më herët. Nuk mendoj se është aty për aty. Aty për aty është zgjedhur momenti mediatik që të jepej sinjali. Ju kujtohet se kur erdhi kjo mazhorancë para 13 viteve ato arrestimet e bujshme bëheshin kryesisht të premteve. U bë ritual që të premteve pritej ndonjë lajm. Unë e shoh si proces në lidhje me atë që ndodhi në Gjirin e Lëlzit një javë më herët. Sepse që aty u mor vendimi politk. Pavarësisht se dje aty Rama doli vetë e nuk e la Blendi Klosin për përjashtimin e Sipropalit edhe pse ajo mbrohet me statut si ish kryetare e Kuvendi.
Rama foli vetë dje në Asamlenë e Tiranës dhe e dha ai mesazhin se shiko këto vendime i kam marrë unë, të mos guxojë njeri të dalë kundër se do të pësojë këtë fat...
© SYRI.net