Një 65-vjeçar me origjinë shqiptare, është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, pasi tentoi të fuste në Greqi një sasi prej 15 kilogramësh kanabis me përqendrim të lartë të THC. Sipas burimeve policore, 65-vjeçari udhëtonte nga Portugalia dhe u ndalua nga efektivët e antidrogës dhe shërbimet doganore, menjëherë pasi kishte tërhequr valixhen e tij. Ai ishte vënë më herët në vëzhgim, pasi dyshohej për përfshirje në një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Portugalia drejt Greqisë. I arrestuari rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë për trafikimin e emigrantëve. Vetëm pak ditë më parë, në të njëjtin aeroport ishte arrestuar edhe një i afërm i 65-vjeçarit, i cili u kap me 34 kilogramë kanabis. Edhe ai kishte mbërritur në Athinë nga Portugalia. Pas arrestimit, 65-vjeçari u paraqit para gjykatës, e cila vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.