Nga Manchester City në Athinë? Panathinaikos vë në shënjestër Mateo Kovacic

Mesfushori kroat i Manchester Cityt, Mateo Kovacic, mund të vazhdojë karrierën në Greqi. Ai ka hyrë në listën e objektivave të Panathinaikosit, i cili po e shqyrton me seriozitet mundësinë për të afruar 32-vjeçarin.

Lajmin e ka publikuar portali grek Sportdog, ku gazetari Evangelos Michos shkruan se skuadra athinase po ndjek nga afër tregun kroat dhe po kërkon përforcime për ta bërë ekipin më garues.

Të lidhura

None found

Emri i Kovacic është lidhur me interesimin e Panathinaikosit për Nikola Moron, ish-lojtarin e Dinamos së Zagrebit, i cili tani luan te Bologna. Për Moron raportohet se interes kanë shfaqur edhe dy klubet e tjera të mëdha greke, Olympiacos dhe AEK-u.

Sipas raportimit, Kovacic dhe Moro kanë të njëjtën agjenci menaxheriale, çka ka shtuar spekulimet për një lëvizje të mundshme të mesfushorit të Manchester Cityt drejt Athinës. Një transferim i tillë do të ishte një goditje e madhe për Panathinaikosin, duke pasur parasysh përvojën dhe trofetë që kroati ka fituar në futbollin evropian.

Interesimi për Kovacic nuk është shenja e vetme e orientimit të Panathinaikosit drejt futbollistëve kroatë. Klubi tashmë ka transferuar Adrian Jagusicin dhe po ndjek gjithashtu paraqitjet e Toni Frukut të Rijekës. Në të kaluarën, në listën e dëshirave të klubit athinas kanë qenë edhe mbrojtësit Duje Ćaleta-Car dhe Martin Erlić, ndaj një afrim i mundshëm i Kovacic do të përforconte më tej këtë strategji.

Kovacic ka ndërtuar një karrierë të rëndësishme në futbollin evropian, duke luajtur për Dinamo Zagrebin, Interin, Real Madridin dhe Chelsean, para se në verën e vitit 2023 të kalonte te Manchester City. Ai ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe, sipas Sportdog, për transferimet e tij janë shpenzuar gjithsej 124 milionë euro.

Më parë, mesfushori kroat është përfolur për një transferim të mundshëm në Turqi dhe për një rikthim në Itali. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse interesimi i Panathinaikosit do të shndërrohet në një ofertë zyrtare drejtuar Manchester Cityt.


Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet