Juventus në fushë, tifozët shpalosin parrullën jashtë impiantit: Kush shkon kundër skuadrës e klubit nuk ka dinjitet ‘Nuk ka bisedime për rinovimin e kontratës’- kjo është ajo që ka thënë kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes në një intervistë për Sky Sports, një frazë kjo që i jep shpresë Milanit. Mesfushori portugez ka përfunduar në radarët e klubit kuqezi duke parë edhe raportet e mira me Ruben Amorim(me të cilin ka punuar te Sporting Lisbonë) dhe jo vetëm.
Kontrata e ish futbollistit të Udineses dhe Novarës me Djajtë e Kuq skadon në vitin 2027(edhe pse ka një klauzolë për rinovimin e saj për një sezon tjetër) dhe klube të ndryshëm evropianë dhe sauditë janë aty në prag të derës.
‘Po të doja më shumë para, nuk do të isha këtu. Kkisha një ofertë nga një klub tjetër, ku mund të fitoja shumë më tepër sesa te Manchester United-shtoi Bruno Fernandes, që tashmë ka refuzuar dy oferta të klubit anglez për rinovimin e kontratës, e para prej të cilave është e verës së e kaluar.
Mesfushori 32-vjeçar që është pjesë e Manchester United që prej vitit 2020, vijoi më tej intervistën e tij.
‘Kam parë njerëz të thonë se kam kërkuar më shumë para dhe një kontratë më afatgjatë, por kjo nuk është e vërtetë-tha Bruno Fernandes-2-3 vjet më parë, edhe verën e kaluar, kam pasur gjithmonë mundësinë të largohem, por çdo herë kam zgjedhur të qëndroj këtu. E vërteta është se gjithmonë kam treguar se sa shumë rëndësi ka për mua ky klub dhe sa shumë dëshiroj të fitoj trofe këtu. Kam thënë gjithmonë se, në momentin që klubi do të vlerësojë se ka ardhur koha që unë të largohem, do ta bëj një gjë të tillë’
Bruno Fernandes më pas shtoi: ‘Kur klubi do të më thotë: ‘Bruno është koha të ndahemi’, do të jem i pari që do të largohem. Klubi më ka ofruar një kontratë të re, kështu që mendoj se kjo tregon që nga ana e tyre ata duan që unë të qëndroj. Dhe ashtu siç the, nuk ka tratativa duke u zhvilluar. Kemi folur për kontratën në fund të sezoni, kemi folur edhe në fillim të këtij sezoni, por duke pasur parasysh situatën e skuadrës dhe të klubit, vendosa ta lë mënjanë këtë çështje, pasi nuk mendoj se është momenti i duhur, as për mua dhe as për klubin, për të diskutuar negociatat. Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është që skuadra të rikthehet te fitorja’.
Top Channel