Juventus në fushë, tifozët shpalosin parrullën jashtë impiantit: Kush shkon kundër skuadrës e klubit nuk ka dinjitet

22/11/2026 13:25

‘Luftoni për këtë fanellë’-me këtë kor tifozët e Juventusit dhe më konkretisht ata të Sektorit Jugor, pritën Kolo Muani dhe pjesën tjetër të futbollistëve bardhezi në momentin e ardhjes së tyre në Allianz Stadium për sfidën me Venezian.

Në të njëjtën kohë, gjithnjë përpara fillimit të sfidës, tifozeria e organizuar e Zonjës së Vjetër, shpalosi jashtë stadiumit një parrullë ku shkruhej: Kush shkon kundër skuadrës e klubit nuk ka dinjitet…respektoni dhe nderoni këtë fanellë për njerëzit dhe tifozët ultras’.

Ishin këto fjalë të forta në një ambient të tensionuar pas fillimit të vështirë të sezonit futbollistik në Serie A.

Top Channel