Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përcjellë një mesazh urimi, duke evokuar peshën historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe vendimin për unifikimin e alfabetit.
Ajo nënvizoi se, pavarësisht ndasive në përkatësi fetare dhe në të folme, delegatët nga të gjitha trevat shqiptare si dhe përfaqësuesit e diasporës arritën një marrëveshje që çoi në krijimin e një alfabeti të vetëm për gjuhën shqipe.
Të lidhura
None found
Haxhiu vuri theksin edhe te domosdoshmëria e mbrojtjes dhe e transmetimit të shqipes te gjeneratat e ardhshme, duke çmuar në mënyrë të veçantë rolin e mësuesve në këtë proces.
“Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon, dhe mësuesit janë ata që me punën e tyre e mbajnë gjallë dhe e përcjellin ndër breza”, shkroi ajo.
Në mbyllje të urimit, ajo u dëshiroi të gjithë mësuesve suksese dhe mbarësi në punën e tyre.







