Asist madhështor i Zhegrovës për golin e tretë të Juventusit kundër Venezias

Edon Zhegrova është duke dhënë një kontribut të dukshëm në sfidën ndaj Venezias, teksa ka regjistruar një pasim vendimtar që solli golin e tretë për Juventusin.

Në minutën e 65-të, ylli kosovar dërgoi një top të harkuar me precizion të lartë në zonën e rreptësisë, ku Juan Cabal u ngrit mbi mbrojtësit dhe e goditi me kokë për ta çuar rezultatin në 3-0.

Të lidhura

None found

Pasimi i Zhegrovës ishte i matur dhe tejet i saktë, duke i dhënë mundësinë shokut të skuadrës të shënonte pa vështirësi me kokë.

Juventusi e kishte zhbllokuar ndeshjen në minutën e 53-të falë Nick Woltemade, ndërsa Teun Koopmeiners e kishte çuar shifrën në 2-0 në minutën e 59-të, pas një kombinimi të bukur të iniciuar nga sulmuesi gjerman.

Kjo paraqitje shënon herën e parë këtë sezon që Zhegrova nis një ndeshje nga minuta e parë me fanellën e Juventusit. Trajneri Luciano Spalletti i dha besim futbollistit kosovar duke e vendosur në formacionin titullar dhe ky i fundit po ia kthen me një performancë bindëse.

Takimi është ende duke u luajtur.


Shtuar më 22.11.2026 14:01

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahiskavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet