Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj refuzon që të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale në spitalin memorial të Fierit. Kryebashkiaku duhej të paraqitej këtë të diel për konsultat dhe analizat e nevojshme, para sesa t’i nënshtrohej ndërhyrjes, por ka refuzuar të shkojë në spital. Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj thotë se i është drejtuar GJKKO-së për të vendosur për ndërhyrjen dhe se refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për shkak se ndihet i frikësuar për jetën. Nga trupa që po e gjykon, Veliaj kërkon që ndërhyrja të bëhet në spitalin që do të zgjedhë familja e tij.