Një 49-vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane për torturë dhe skllavëri është arrestuar në Vorë, në kuadër të procedurave për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Në pranga ka rënë Bukurosh Kuçi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Bari e kishte dënuar me 4 vite burg për këto vepra penale. Sipas të dhënave të Policisë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 11 muaj e 3 ditë heqje lirie.
Operacioni për kapjen e tij u realizua nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Tiranës. Arrestimi erdhi pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Tashmë pritet të vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e 49-vjeçarit në Itali, ku duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit













