Shembet një pallat pesëkatësh pas sulmit me dron në Ukrainë, vijojnë kërkimet për 15 të zhdukur

22 Nëntor 2026 | 14:36

15 persona rezultojnë të zhdukur pasi një sulm me dron rus shkatërroi një pjesë të një ndërtese pesëkatëshe në rajonin e Kievit, tha policia ukrainase të dielën.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e sulmit në Dymer, në veri të kryeqytetit ukrainas.

“15 persona janë aktualisht të listuar si të zhdukur, përfshirë dy fëmijë: një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë shtatëvjeçar”, shkroi Policia Kombëtare e Ukrainës në një postim në Telegram.

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipet e emergjencës që kërkojnë nëpër rrënoja ndërsa punojnë për të gjetur të mbijetuar.

Timur Tkachenko, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit, tha se trupat e dy personave ishin nxjerrë nga rrënojat dhe se të paktën katër persona ishin plagosur.

Ai shtoi se ishte ngritur një qendër komande për të ndihmuar në koordinimin e një përgjigjeje ndaj sulmit, me shërbime sociale dhe psikologë që punojnë në vendngjarje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

William planifikon reforma të reja në monarki, rrezikohen titujt mbretërorë të Harry-t dhe fëmijëve të tij

Princi William po planifikon ndryshime rrënjësore në monarkinë britanike që mund të çojnë në heqjen e titujve mbretërorë nga vëllai i tij, Princi Harry ,...
13:37 | 22/11/2026

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për 4 mijë dollarë

Një tufë flokësh e kornizuar nga presidenti i parë i Amerikës, George Washington, është shitur në ankand për 4,000 dollarë. Flokët dikur i përkisnin John...
13:07 | 22/11/2026

A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet

Administrata Trump po publikon dosjet qeveritare mbi debatin e kahershëm për ekzistencën e Bigfoot-it, ose ndryshe Këmbëmadhi misterioz, dhe mund të habiteni nga gjetjet e...
12:47 | 22/11/2026