Widzew Lodz pësoi një humbje 3-1 në fushën e Rakow, në sfidën e javës së 15-të të kampionatit elitar polak.
Golin e vetëm për miqtë e realizoi mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, në minutën e 52-të. Ai shfrytëzoi një pasim të shqiptarit tjetër të skuadrës, Lindon Selahit, duke barazuar përkohësisht rezultatin.
Të lidhura
None found
Megjithatë, përpjekjet e Widzew për të marrë pikë dështuan, pasi vendasit e Rakow goditën edhe dy herë të tjera me anë të Racovitan dhe Makuch, duke vulosur shifrat në 3-1.
Pas kësaj humbjeje, Widzew Lodz ndodhet në zonën e rënies, në vendin e 16-të me vetëm 14 pikë të grumbulluara.






