Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski u pyet gjatë konferencës në Qafë Thanë në lidhje me incidentin gjatë një festivali folklorik në Pustec në muajin gusht, ku u injorua himni shqiptar.
Ai u pyet nëse duhet t’i kërkojë popullit shqiptar në lidhje me incidentin, por Mickoski pretendoi se himni ishte luajtur dhe se aktiviteti nuk ishte ndjekur deri në fund. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut i respekton të gjitha etnitë.
Të lidhura
None found
“Thatë se e keni një mik të ngushtë Ramën, por në Pustec para pak kohësh nuk u respektua himni shqiptar. A është momenti për t’i kërkuar falje popullit shqiptar”?– e pyeti gazetari shqiptar kryeministrin maqedonas.
“Në Pustec dhe rrethinat e Pustecit jeton një pakicë maqedonase që janë qytetarë të Shqipërisë. Ata janë njerëz të qetë, nikoqir, e respektojnë shtetin ku kanë lindur, por dëshirojnë të kultivojnë edhe kulturën e tyre. Maqedonia është një shtet shumëetnik, shumëkulturor, një shtet që i respekton të gjitha etnitë. Sot po festojmë edhe një festë shumë të rëndësishme, siç është 22 nëntori. Në lidhje me himnin e Shqipërisë, siç duket nuk e keni ndjekur deri në fund eventin. Pas përfundimit të këtij eventi do ta tregoj videon ku tregohet sesi intonohet himni i Shqipërisë në atë eveniment. Por këtu jemi në një event tjetër, për të treguar sesa të mira janë marrëdhëniet mes 2 vendeve”, tha ai.








