Dy të vdekur dhe 15 të zhdukur pas sulmit me dron rus në rajonin e Kievit
Mes të zhdukurve janë dy fëmijë. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja.
Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur pasi një sulm me dron rus shkatërroi një pjesë të një ndërtese pesëkatëshe në Dymer, në veri të kryeqytetit ukrainas. Policia Kombëtare e Ukrainës njoftoi të dielën se 15 persona figurojnë ende të zhdukur.
Në një postim në Telegram, policia bëri të ditur se mes të zhdukurve janë një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë shtatëvjeçar. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipet e emergjencës duke kërkuar mes rrënojave.
Sipas zyrtarit ukrainas Timur Tkachenko, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e dy viktimave. Ai tha se është ngritur një qendër për të koordinuar operacionin, ndërsa punonjësit e shërbimeve sociale dhe psikologët po ofrojnë mbështetje në vendngjarje.















