Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka reaguar ndaj sulmeve dhe linçimit në rrjetet sociale ndaj të rinjve që morën pjesë në takimin me Kryeministrin, duke e cilësuar këtë fenomen si një formë terrorizimi të hapësirës publike dhe një kërcënim për lirinë e shprehjes. “Askush nuk ka nevojë të marrë leje nga askush për të marrë pjesë në një takim dhe për të shprehur mendimin e vet”, shkruan Kumbaro, duke theksuar se një shoqëri që i mëson të rinjtë të heshtin rrezikon të humbasë të ardhmen e saj.