E diel, 22 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ende pak vajza në profesionale, të rejat përbëjnë vetëm 17.2 për qind të këtij arsimi

Për Zoje Zeqirin, kjo orë mësimi po zhvillohet në terren. Bashkë me nxënësit e tjerë të klasës, kryejnë matje, duke vënë në praktikë njohuritë e tyre në gjeodezi.

Shkollën profesionale e kishte menduar gjithmonë, si një mundësi për të hyrë më shpejt në tregun e  punës. Gjeodezinë e zgjodhi teksa njihej me drejtimet.

“Faktikisht e kam paur synim që në 9 vjecare, të zgjidhja një shkollë profesionale, pasi të ndihmon shumë në tregun e punës duke qenë I vetëm në profdesionin tënd ke më shumë aftësi dhe më shumë punë. Më erdhi rastësisht, duke parë drejtimet dhe zgjodha gjeodezinë”, thaZoje Zeqiri, nxënëse, shkolla  “Karl Gega”

Zgjedhja u shoqërua me shqetësimin si do të përshtatej në një shkollë, ku numri i vajzave është shumë i ulët. Në klasën e saj, tregon Zoja, është e vetmja vajzë, ndërsa  familjarët e saj ishin fillimisht të skeptikë.

Reklamë

“Jemi faktikisht dhjetë veta në klasë dhe nga to jam vetëm unë vajzë.

Ngaqë shkolla nuk kishte shumë vajza menduan se do ishte e vështirë për mua, ngaqë do isha në një shkollë plot me djem dhe menduan mos ishte keq.

Më vonë u ambjentuan dhe tani duket mirë, duket normale”, shtoi ajo.

Pak më tej, praktika profesionale po zhvillohet pranë një kantieri ndërtimi. Adelajda Perisnaka, po ndjek nga afër punimet ndërsa thotë se këtë fushë e kishte njohur para se të rregjistrohej, përmes punës së babait të saj.

“Më intereson shume dhe më pëlqen dega e inxhinierisë së ndërtimit dhe me familjarët  kemi folur dhe më kanë sugjeruar që shkolla profesionale është zgjedhje e duhur sepse të ndihmon shumë dhe për universitetin”, thaAdelajda Perisnaka, nxënëse, shkolla “Karl Gega”

Edhe ajo kishte menduar se të qenurit e vetmja vajzë në këtë drejtim në klasën e saj, do të ishte e vështirë, por thotë sse ndryshoi mendim shpejt.

“Në fillim ishin pak që do jesh e vetmja gocë dhe do ndihesh pak keq. Ja u shpjegova dhe nëse ti ndihesh mirë më thanë dhe të ndihmon kjo gjë atëherë përse jo.

Mendoja se nuk do ambjentohesha dot, nuk do ndihem mirë dhe nuk do jem rehat, por kur hyra në klasë dhe shokët e klasës janë shumë të mirë, janë të respektueshëm”, shtoi ajo.

Vajzat mbeten të pakta në arsimin profesional në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin shkollor 2025–2026 janë të regjistruara 2.958 vajza, kundrejt 14.232 djemve. Megjithëse krahasuar me një vit më parë numri i vajzave u rrit me 102, ato përbëjnë vetëm 17,2 % të nxënësve në arsimin profesional.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.