Tetë net humor, duartrokitje dhe personazhe që sollën të qeshura në skenën e Teatrit “Migjeni”. Festivali Mbarëkombëtar i Humorit “Tano Fest” kushtuar 100-vjetorit të lindjes së një prej figurave më të spikatura të humorit shkodran, Tano Banushi. e mbylli edicionin e tij të parë me “Natën e Yjeve” Juria shpalli komedinë “Gomerët e Trojeve”, me regji të Gent Bejkos dhe interpretuar nga trupa e Teatrit “Migjeni”, si “Shfaqjen më të Mirë”. Ndërsa çmimi “Aktori i Ri më i Mirë” iu dha Fritz Selmanit.