Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

Nga Lutfi Dervishi

Ka kombe që identifikohen me fenë, të tjera me perandoritë, mbretërit apo pushtimet. Ne, të ndarë historikisht mes besimeve, sundimeve dhe kufijve, e kemi gjetur dhe e kemi njohur njëri-tjetrin te gjuha shqipe.

Të lidhura

None found

E vetmuar si një degë më vete në pemën e gjuhëve indoevropiane, shqipja ka mbijetuar mes perandorive dhe stuhive të historisë. Kjo mbijetesë është një mrekulli.

Shqipja ka rrënjë të lashta, por dëshmitë e saj të shkruara janë relativisht të vona. Dokumenti më i hershëm i njohur me një tekst të sigurt në shqip është “Formula e Pagëzimit” e vitit 1462, e shkruar nga Pal Engjëlli.

Ndoshta ka diçka simbolike në faktin që dëshmia e parë e shkruar e një gjuhe që u mbijetoi shekujve është një formulë pagëzimi. Sikur shqipja, pasi kishte jetuar për shekuj në gojën e njerëzve, të kishte zgjedhur të shfaqej në letër me një bekim për jetën.

Kjo veçanti ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të mëdhenj të huaj. Për Norbert Joklin, shqipja ishte një pasuri e rrallë për të ndriçuar lashtësinë e gjuhëve evropiane. Edhe Holger Pedersen e studioi me admirim shqipen, gjuhën që ruajti identitetin e saj përmes shekujve.

Shqipja ka marrë fjalë nga të tjerët, por nuk e ka dorëzuar shpirtin e vet.

Jo rrallë dëgjojmë thirrjen, herë si kërkesë e herë si lutje: “Fol shqip!”, që do të thotë:”fol qartë!” E megjithatë, sa shpesh ndodh që flasim shqip dhe nuk merremi vesh!

Shqipja ka fjalë që të përkëdhelin dhe fjalë që të lëndojnë. Me të njëjtën gjuhë mund të thuash të vërtetën dhe të fshehësh mendimin, të shkruash poezi dhe të prodhosh propagandë, të japësh besën dhe po me të ta shkelësh.

Shqipja na jep diçka që nuk e gjejmë dot gjetiu: ndjesinë e shtëpisë kur jemi mijëra kilometra larg saj, zërin e nënës, ninullën e fëmijërisë, humorin që nuk përkthehet dhe atë fjalë të vetme që të prek në zemër pa pasur nevojë për shpjegim.

Sa gjuhë të tjera e nisin përshëndetjen e zakonshme me një urim për jetë të gjatë: “Tungjatjeta!”?

Samed Grori, që e ka mësuar shqipen me pasion, më tha një ditë se ajo që e kishte mahnitur më shumë ishte bujaria e urimeve tona: “Rrofsh sa malet!”, “T’u bëftë dita një mijë!”, “Të lumtë goja!”, “Të bëftë mirë!”, “Mirë se erdhe”, “Mirë ardhsh!”, “Të paça me jetë!”, “Të qoftë udha e mbarë!”. Sa peshë emocionale mbajnë vetëm katër fjalë: “M’u bë zemra mal!”

Vlera e shqipes shfaqet edhe në aftësinë e saj për t’i bërë të tingëllojnë bukur zërat e botës. Te Rubairat e sjella nga Noli, te Plaku i Tulës në variantin e Mjedës, te letërsia e madhe ruse apo te vargjet e Në mundsh të Kiplingut, të përkthyera nga Robert Shvarc, shqipja dëshmon pasurinë dhe fuqinë e saj shprehëse, aftësinë për të përthithur e përcjellë përvojat më të thella njerëzore.

Sot, falë Kongresit të Manastirit, kemi një alfabet të përbashkët dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme, nga shqipja e dlirë e Naimit dhe e ashpër e Fishtës, te thika e Migjenit dhe magjia e Kadaresë. Një pasuri që nuk matet me numrin e fjalëve në fjalor, por me fuqinë e tyre për të na bërë të mendojmë, të ndiejmë dhe të ëndërrojmë.

Sfida e sotme është e madhe. Gjuha e internetit dhe e rrjeteve sociale, shpejtësia e komunikimit, varfërimi i fjalorit dhe huazimet e panevojshme po e vënë shqipen përballë provave të reja.

Në Ditën e Alfabetit, vlera më e madhe e shqipes nuk është thjesht se e kemi të shkruar, por se kemi ende mundësinë të flasim dhe të merremi vesh shqip.

 


Shtuar më 22.11.2026 15:26

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet