Arrestohen në Shkodër e Vorë dy të dënuar në Itali për vjedhje me dhunë dhe torturë, pritet ekstradimi i tyre

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane janë vënë në pranga në Shqipëri, në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit të koduar “Fast”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njëri prej të arrestuarve u kap në Shkodër dhe tjetri në Vorë. Operacioni u zhvillua nga shërbimet FAST Albania, me mbështetjen e Drejtorive Vendore të Policisë Shkodër dhe Tiranë, pas një shkëmbimi informacionesh midis Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Të lidhura

None found

Në Shkodër u arrestua një 45-vjeçar me inicialet A. D., i njohur edhe si V. D., i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 7 vjet e 11 muaj burg. Ai u shpall fajtor për disa vepra penale, përfshirë “Vjedhjen me dhunë” të kryer në bashkëpunim, “Vjedhjen me thyerje” e mbetur në tentativë, si dhe “Kundërshtimin e punonjësve që kryejnë detyrë publike” dhe “Dhunën ose kanosjen ndaj punonjësit publik”. Autoritetet bëjnë me dije se atij i mbeten edhe 5 vjet, 4 muaj e 2 ditë burg për të vuajtur.

Ndërsa në Vorë ra në pranga 49-vjeçari me inicialet B. K., i dënuar nga Gjykata e Apelit në Bari me 4 vjet heqje lirie për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga dënimi i tij i mbeten ende 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burg.

Arrestimi i të dyve u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Interpol Tirana, në koordinim me autoritetet italiane, po ndjek procedurat përkatëse për dorëzimin e tyre.

Operacioni “Fast” është produkt i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë, me synim identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga sistemet e drejtësisë në vende të tjera.


Shtuar më 22.11.2026 16:06

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryistanbul escorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet