MotoGP/ Marc Marquez shpallet kampion bote për herë të 10-të, kalon Valentino Rossin

MotoGP/ Marc Marquez shpallet kampion bote për herë të 10-të, kalon Valentino Rossin

16:08, 22/11/2026

Marc Marquez ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e MotoGP-së. Piloti spanjoll i Ducati-t është shpallur kampion bote për herë të dhjetë në karrierë, duke siguruar titullin në Çmimin e Madh të Portugalisë, pavarësisht se garën e përfundoi në vendin e tetë.

Marquez e nisi shumë mirë garën, duke marrë kryesimin që në start, por që nga xhiroja e tretë nisi të humbiste pozicione. Spanjolli u parakalua nga disa rivalë, por menaxhoi avantazhin në renditjen e përgjithshme dhe arriti të kalonte vijën e finishit në vendin e tetë, duke siguruar matematikisht titullin.

Fitorja në Portugali i takoi Marco Bezzecchit me Aprilia-n. Italiani zhvilloi një garë të shkëlqyer dhe në xhiron e 15-të mori kryesimin nga Raul Fernandez, për të krijuar më pas një shkëputje të konsiderueshme. Në podium u ngjitën edhe Jorge Martin, në vendin e dytë, dhe Raul Fernandez, në të tretin.

Me këtë sukses, Marquez arrin kuotën e 10 titujve botërorë, duke përfshirë edhe triumfet në kategoritë 125cc dhe Moto2. Ai kalon kështu Valentino Rossin në numrin e përgjithshëm të kampionateve dhe barazon Giacomo Agostinin për titujt e fituar në kategorinë kryesore të Botërorit.

Një sukses historik për spanjollin, i cili rikthehet në majën e MotoGP-së, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco