Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë, pas hyrjes së tre objekteve nga territori rus, gjatë sulmeve ndaj Ukrainës.
Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i aleancës ushtarake, i cili sqaroi se takimi do të zhvillohet në kuadër të konsultimeve të rregullta mes vendeve aleate.
Autoritetet polake njoftuan se më 20 nëntor, gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës, tre objekte hynë në hapësirën ajrore të vendit dhe më pas ranë në territorin polak. Njëri prej tyre u identifikua si raketë ruse lundruese e tipit Kh-101.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi incidentin si “të rrezikshëm”, duke bërë të ditur se avionët luftarakë të aleancës u ngritën në përgjigje të tij.
Ai theksoi se aleatët do të vijojnë të forcojnë kapacitetet e tyre të parandalimit dhe mbrojtjes përballë kërcënimeve të tilla.

Ndërkohë, kryeministri polak, Donald Tusk, deklaroi se Polonia ka vërtetuar se të tria objektet vinin nga Rusia, ndërsa shtoi se incidenti mund të ketë qenë një provokim i qëllimshëm.